Mesfushori kroat i Real Madrid, Mateo Kovacic, është “plani B” i Juventusit, në rast të dështimit të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, raportojnë mediat italiane.
Kovacic ka pak hapësirë për lojë në Santiago Bernabeu, andaj, Juventus beson se mund ta bind më lehtë që të transferohet në Torino.