Daniele Massaro, opinionist në “Premiem Sport”, tremb tifozët e Interit me deklaratën e tij të fundit. Ish-futbollisti i Milanit është i bindur se Mauro Icardi do të jetë lojtar i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.

“Mund ta them që sot që Mauro Icardi do të luajë me Realin e Madridit vitin e ardhshëm në vend të Karim Benzemasë.”

Nëse është thjesht një parandjenjë e Massaros apo ai ka informacione për një lëvizje të tillë, kjo mbetet për t’u parë. Në fakt, Reali i Madridit është vënë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi, sidomos duke parë edhe statistikat e fundit të dyshes Ronaldo-Benzema, që ka realizuar në total vetëm dy gola në Primera Division në këtë sezon. Alexis Sánchez, Harry Kane, Salah dhe së fundmi Icardi, shumë emra të mëdhenj për t’i bërë një dhuratë trajnerit Zidane, ndoshta që për Krishtlindje.

/Supersport.al

Artikulli paraprakZYRTARE: Shkarkohet trajneri në Serie A
Artikulli tjetërInter-Roma-Sevilla, tani është garë treshe për Javier Pastoren