Barcelona shënoi fitore të lehtë dhe bindëse ndaj Osasunas 7:1 në kuadër të xhiros së 34-të, në La Liga, ndërsa njëri prej golashënuesve ishte argjentinasi Javier Mascherano.
32-vjeçari i cili po kalon stinorin e tij të shtatë te Barcelona, arriti që të shënonte nga penalltia golin e tij të parë në karrierë në kampionatin spanjoll, penallti të cilin ia dha Ivan Rakitic në mënyrë që ai të shënohet në listën e golashënuesve.

Por, kjo nuk ishte statistika e vetme interesante për Mascheranon. Ai njëhërësh shënoi golin e 100-të, jubilar në La Liga sivjet për Barcelonën dhe golin numër 500 në (erën Luis Enrique).

E arritur se jo mahi…

Artikulli paraprakBarcelona e përshëndeti Osasunan në ligën e dytë me shtatë gola
Artikulli tjetërArsenali fitoi me autogol