Carlos Tevez më në fund është martuar. Sulmuesi argjentinas i ka thënë “po” nënës së 3 fëmijëve të tij, Vanesa Mansilla.
Historia mes tyre ka nisur në vitin 1997, kur të dy ishin vetëm 13 vjeç. Pas një periudhe të gjatë ku lidhja e tyre ka qenë edhe në rrezik, marrëdhënia më në fund është kurorëzuar në Karmelo, një qytezë turistike në Uruguaj.
Dasma e lojtarit të Boca Juniors do të zgjasë plot 4 ditë.