Martina Hingis ka deklaruar ditën e enjte se do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe kjo është Olimpiada e saj e parë që pas vitit 1996.

Në Atlanta, Hingis humbi në raundin e dytë sa i përket ndeshjeve individuale dhe në ndeshjet dyshe u eliminua në çerekfinale. Këtë sezon Hingis do të jetë në skuadër bashkë me Timea Bacsinszky në ndeshjet dyshe për femra.

Sa i përket titujve Grand Slam, Hingis ka fituar 5 tituj, 11 ndeshje dyshe dhe 5 të miksuara. Gjithsesi pjesëmarrja e saj në këtë Olimpiadë ka objektivin e vetëm, medaljen.

Artikulli paraprakMarre! Inter deklasohet nga Tottenham
Artikulli tjetërKu është Leo Messi këtu?