Një tjetër goditje po e ëprgatitë drejtori sportiv i Romës, Monchi. Sipas mediave britanike e që janë konfirmuar edhe në Itali, Roma është pranë marrëveshjes me Man.United rreth sulmuesit Anthony Martial të cilin po e kërkon në formë huazimi, përcjell Korneri.net.
Mirëpo, Man.United dëshiron që francezit ta shet të tërin pas investimit marramendës që bëri me Romelu Lukaku, dhe çmimi i Martial është 30 milionë funte, që për Romën në rast se dëshiron të investoj nuk është shumë sepse 10 milionë funte më shumë e shiti Muhamed Salah te Liverpool.
Pritet zhvillime të reja, por Roma është shumë afër sulmuesit cilësor francez. /Korneri.net