Skualifikim i dhimbshëm për austriakët e Salzburgut. Tashmë janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të Europa League, ndërsa ato janë Atletico Madrid dhe francezët e Marseille.
Pjesa e parë mes Salzburg-ut dhe Maresille u mbyll me rrejta të paprekura, por fraksioni i dytë nisi vrullshëm për vendasit duke shënuar dy gola të shpejtë.
Golat e shënuar barazuan sfidën, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në 2-0 për spanjollët. Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë, ndërkohë koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-o, rezultat ky që çoi në shtesë llogaritë e kësaj sfide.
Skuadra e Valon Berishës kishte një vrull të jashtëzakonshëm, por katër minuta nga fundi, pikërisht në 116 minuta ishin francezët që goditën austriakët. Kështu finalja do të ketë dy skuadra, njëra nga Spanja e tjetra nga Franca, Trofeu i Europa League do të ndahet mes Atletico Madrid dhe Mrseille me 16 maj në Lion të Francës.