Marseille është duke u përpjekur të përforcojë sulmin gjatë këtij afati kalimtar verorë.

Për skuadrën franceze objektiv kryesor mbetet emri i sulmuesit të Milan, Carlos Bacca, mirëpo edhe pse po flitet për një kalim të kolumbianit në Ligue1, momentalisht negociatat kanë ngecur pasi skuadrat nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket çmimit të futbollistit, kështu Bacca mund të përfundojë te ndonjë skuadër tjetër në evropë.

Kjo io ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe trajnerin e Olimpique de Marseille, Rudi Garcia për të gjetur emra tjerë, ndërkohë burime të medieve franceze zbulojnë se ish trajneri i Romës, i ka propozuar drejtuesve të ekipit sulmuesin e Fiorentinës, Nikola Kalinic i cili ka kontratë me “Violan”, deri në vitin 2019 teksa poashtu vlerësohet si favoritë të transferohet te Milan, pikërishtë për të zëvendësuar Carols Baccan.

Artikulli paraprakArrin në Torino ylli i ri i Juventus (FOTO)
Artikulli tjetërMilan rikthehet te “bombardimet”: Transferon Kalinic, synon edhe Aubameyang!