Prishtina e Drita duelojnë mes vete të dielen për ndeshjen kryesore të vitit e cila do të jap kampionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës, shkruan Korneri.net.
Në mënyrë që skuadrat të përgatiten sa më mirë për ndeshjen e vitit drejtuesit e skuadrave respektive kanë marrë vendim që sot të zhvendosen në Pejë, ku do të kenë kohë të mjaftueshme të jenë plotësisht të gatshëm për këtë ndeshje.
Prishtina do të vendoset në Banjë të Pejës, tek “Onix Spa”, kurse nikoqir i Dritës, do të jetë hotel “Karagaçi”.
Ndeshja Prishtina- Drita, zhvillohet të diellën në ora 16:00, në “Shahin Haxhiislami”.