Dy lajme të mëdha për gjigantin italian Milan.
Milan dhe Benfica janë shumë afër marrëveshjes finale që super mesfushori 21-vjeçar, Florentino Luis, të transferohet në Milanello fillimisht huazim një vjeçar, ndërsa verën e ardhshme të blihet kartoni i tij, përcjell Korneri.net
Benfica ka pranuar bisedimet, lojtari ka thënë tashmë “po”, andaj vetëm pritet që edicioni Portugali të mbyllet pasi atje do të vazhdojë aty ku e ndali koronavirusi,dhe Florentino të vesh fanellën kuq e zi.
Kjo nuk është e tëra, pasi lajmet e fundit nga Anglia dhe Franca, thonë se mesfushori Tiemoué Bakayoko, pritet të rikthehet te Milan, pasi i ka mbetur në zemër klubi italian. Ky fakt do të mund të quhej si i kryer, pasi askush nuk mund të ndal dëshirën e futbollistit, ndërsa Chelsea është gati ta shet, pas dy viteve huazimi te Milan dhe Monaco. Nga ana tjetër po flitet se Lenardo e do algjerianin Bennacer ose Pallegrini nga Roma, por në rast se vendos për rossonerin, atëherë duhet t’i bëjë gati 45-50 milionë euro që do të mjaftonin për Milanon që me pak para të tjera t’i mbyll dy përforcimet e larpërmendura. /Korneri.net