Drejtori ekzekutiv i skuadrës së Juventusit, Giuseppe Marotta konfirmon se ‘Zonja e vjetër’ do të marrë shërbimet e talentit të Boca Juniors, Rodrigo Bentancur.
“Jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm për talentë të rinj, si Bentancur. Ne kemi në dorë lojtarin, pasi që është pjesë e marrëveshjes së transferimit të Tevez te Boca dhe merkaton tjetër do ta sjellim lojtarin në Torino”, ka theksuar Marotta.
Bardhezinjtë kanë mposhtur konkurrencën e klubeve të mëdha, si Real Madrid, Inter dhe Milan, për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit uruguaian.
Bentacur pritet t’i bashkohet Juves, merkaton e ardhshme si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Carlos Teves nga kampionët e Italisë tek skuadra e Boca Juniors.