Një shkëmbim shumë interesant në mes klubeve spanjolle dhe angleze.

Fabrizio Romano shkruan se Tottenham dhe Sevilla kanë rënë dakord për një transferim, më mirë të thuhet një shkëmbim që do t’i lë të kënaqur të dyja palët në fund, përcjell Korneri.net

Erik Lamela po shkon në drejtim të Sevillas dhe Bryan Gil do të largohet për në Tottenham. Sevilla do të marrë edhe 25 milionë euro të tjera në këtë transferim. Kuptohet, Gil është vetëm 19-vjeçar dhe ka të ardhme të madhe përpara, kurse Lamela tashmë është futbollist i dëshmuar gjithandej. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here