Mbrëmjen e sontme në San Siro luhet ndeshja e kthimit Milan-C.Zvezda.

Pas barazimit befasues 2-2 në ndeshjen e parë, Milan sonte nuk mundet të gaboj dhe pret fitore të sigurtë në mënyrë që të kaloj tutje në Europa League, shkruan Korneri.net

Mbrëmjen e kaluar në Milano arriti autobusi me lojtarët e klubit serb, ku trajner është ish-mesfushori i Interit, Dejan Stankovic. Shkaku i tij dhe rivalitetin me Milanin, tifozët neroaxur i bën një pritje madhështore trajnerit dhe idhullit të dikurshëm të tyre me mjete piroteknike dhe mirë se ardhje me shkronja çirilike.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe Milan, pasi me të drejt kanë shprehur shqetësimet sesi trajneri Stankovic doli pa mask në fytyrë dhe përqafet me tifozët e Interit në kulmin e pandemisë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here