Real Madrid prek fundin! Kampionët e Spanjës u turpëruan përballë ekipit të kategorisë së tretë, Alcoyano duke u mundur me rezultatin 2-1. Edhe pse pritej të ishte thjesht një formalitet, “Los Blancos” çuditërisht nuk kanë mundur të kalojnë në fazën tjetër.

Militao zhbllokoi ndeshjen dhe dukej se për Realin gjithçka u mbyll, Solbes barazoi rezultatin në minutën e 80-të. Kryeqytetasit nuk ditën ta kontrollonin ndeshjen dhe vendasit realizuan 5 minuta nga fundi i 120 minutave golin e triumfit përmes Casanova.

Me rezultatin e sotëm, Reali regjistron një nga momentet më negative në historinë e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here