Milan barazoi ndaj Lecces në udhëtim 2-2, duke mos arritur të ruaj epërsinë e dy golave nga pjesa e parë.

Rossonerët jo që shënuan dy herë, por për një orë lojë, kanë mundur së paku edhe tre katër herë të shënonin, dhe si shumë shpesh në vitet e fundit, një (black-out) brenda pak minutave, pranuan dy gola, duke lënë dy pikë shumë të vlefshme të cilat qysh tani mund t’i kushtojnë rëndë, shkruan Korneri.net

Olivier Giroud e kaloi në epërsi Milanin, ndërsa e dyfishoi me golin e tij të parë për Milanin, Tijani Reijnders. Dhe kur priteshin golat tjerë të Milanit, shënuan vendasit.

Fillimisht shënoi Nicola Sansone që sapo hyri në lojë e më pas edhe Lameck Banda. Duhet thënë se i njëjti qëlloi shtyllën pak minuta më vonë, ndërsa Piccoli në minutën e 94, realizoi supergol nga rreth 25 metra, por më VAR u anulua shkaku se paraprakisht ishte fauluar mbojtësi Thiaw.

Nilan jo që barazoi, por mbeti pa Leao, i cili u lëndua dhe doli nga loja në minutën e 9-të, ndërsa Giroud, u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë për 10 sekonda, shkaku i protestave ndaj gjyqtarit.

Një pikë, që e bën Milanin të mos shpresoj fare sivjet pet titull. /Korneri.net

Artikulli paraprakLlapi i kthehet fitores, e cila nuk ishte e lehtë
Artikulli tjetërBayern me “Poker”, Dortmundi bie te Stuttgart