Në prag të ndeshjes me Crotonen në “San Siro”, që është edhe e para për Interin në vitin e ri, administratori i zikaltërve, Giuseppe Marotta ka folur për takimin me Conten, realizuar në fund të dhjetorit dhe planet për merkaton, dike qenë se nga nesër hapet zyrtarisht sezoni dimëror i transferimeve.

“Takimi me Conten ishte diçka normale në prag të hapjes së merkatos, por mos prisni gjëra të mëdha këtë muaj. Të gjithë klubet kanë vështirësi ekonomike dhe normalisht që dotë jetë një merkato e varfër. Ne po studiojmë të gjitha mundësitë për të përforcuar organikën, ndaj të shohim si do lëvizim, pasi duhet të ulim kostot dhe të modifikojmë programin”, u shpreh Marotta.

Ditët e para të janarit mediat italiane aluduan për një shitje të mundshme të klubit zikaltër nga ana e Suning, por vetë grupi kinez mohoi gjithçka nëpërmjet një deklarate zyrtare, ndërsa në të njëjtën linjë ishte edhe administratori Marotta.

“Grupi Suning ka një projekt konkret dhe ambicioz për klubin, ndaj edhe presidenti u shpreh qartë dje, duke hedhur poshtë zërat. Pandemia ka prekur të gjithë klubet dhe natyrisht që ka modifikim projekti e nevojë për fonde, por asnjëherë nuk diskutohet shitja”, u shpre Marotta për mediat italiane.

/Supersport.al

Artikulli paraprakVettel: Mercedes mbetet favorit, dua të shkruaj historinë me Aston Martin
Artikulli tjetërTifozët e quajnë “juventin të shitur” kilianin Vidal