Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta i ka qetësuar tifozët e vet, dhe njëkohësisht i ka bërë nërvoz tifozët e Arsenalit që mezi po presin largimin e francezit. Sipas tij Massimiliano Allegri do të mbetet në Torino 100%, dhe të gjithë shkrimet e ditëve të fundit ishin thjeshtë spekulime dh asgjë e vërtetë.
“Nuk ka asnjë motiv që Allegri të largohet. Do të shkojmë përpara së bashku drejt sukseseve tjera dhe trofeve” ka thënë Marotta.
Flitej nëpër mediat britanike gjatë tërë javës që Allegri do të jetë pasardhësi i Arsene Wenger, mirëpo një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Artikulli paraprakWenger i shtin të gjithë të qeshin: Arsenali është klubi më…
Artikulli tjetërTri ndeshje moslojë