Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta ka deklaruar se është duke se ardhmja e Massimiliano Allegri-t do të vendoset pasi të arrijnë të fitojë trofeun e Italisë. Trajneri ka pasur kontakte me ekipin e Arsenalit. Në një intervistë për RAI Marotta ka deklaruar:
“Me Allegrin kemi një marrëdhënie pune dhe punën e bën mirë. Pas fitores së trofeut të Scudetto ne do të flasim për të ardhmen e tij , për të cilën unë jam i sigurt se do të jetë kënaqësi të vazhdojmë se bashku”.
Menaxheri gjithashtu diskutoi edhe për ndeshjen e fundit e cila është kundër Milanit për të cilën ka thënë:
“Ne kemi pasur kënaqësinë që në tre edicionet e fundit të Coppa Italia të shpallemi fitues, dhe këtë gjë duam ta përsërisim të mërkurën, si një pak dashurie për tifozët. Do të përballemi me një Milan shumë të motivuar, pasi kjo është një ndeshje e rëndësishme për ta, por ne duam të fitojmë.
Sa i përket Scudetto matematikisht akoma nuk na lejohet të festojmë. Duhet të jemi realist, nme mund ta shijojmë atë por na duhet ta marrim ato pikë që matematikisht ta kemi siguruar më t vërtete. Sidoqoftë, mund të themi se deri më tani kemi bërë një punë të madhe si nga klubi, skuadra, trajneri dhe tifozët.
I pyeur se si ndihet Buffon tani që është gati për t’u pensionuar Marotta tha:
“Buffon është i qetë, siç është gjithmonë kur përgatitet për lojëra të mëdha. Ai është një kampion i madh dhe mënyra se si kampionët do të thotë që klubi përmirësohen me praninë e tyre. Gigi është ikona e futbollit tonë në të gjitha aspektet”, ka përfunduar deklaratën menaxheri i përgjithshëm i Juventusit.