Andre Dovizioso nuk ka arritur që të bëjë mrekullinë në garën e fundit në “MotoGP”. Në garën për Çmimin e Madh të Valencias, Mark Markez është kurorëzuar për herë të katërt kampion në klasin më të lart pas vitit 2013, 2014 dhe 2016.

Sa i përket pilotit italian ai rrëshqiti duke i dhënë mundësi rivalit spanjoll që të bënte një garë të qetë për të siguruar titullin e radhës, i cili e rendit atë pas Rosit me 6 dhe Agostinit me 8 trofe të kampionit të botës.

Gara e Valencias ditën e sotme u fitua nga Dani Pedrosa, i cili la pas Johan Zarkon me Yamahan, ndërsa kampioni i ri e mbylli garën i treti. Honda fitoi titullin për konstruktorë, duke grumbulluar 356 pikë, për të lënë pas Jahaman në vendin e dytë me 321 pikë.

Artikulli paraprakKy është biznesi i ri nga legjenda e Barcelonës
Artikulli tjetërVAR-i kritikohet kudo, Spanja vendos për teknologjinë në futboll