Marko Rog është futbollisti i ri i Napolit, pasi këtë e zyrtarizojë edhe faqja e klubit italian.
Lajmi çarkullonte prej kohësh, por tash është bërë zyrtare pasi Napoli shpenzojë për yllin kroat 16.5 milionë euro të cilat shkojnë në xhirollogarinë e Dinamo Zagreb.
“Pas vizitave të suksesshme mjekësore, me në fund mund të konsiderojmë se kemi transferuar një superlojtar. Ai do ta pasurojë mesfushën tonë që automatikisht do t’i jep më shumë opcione trajnerit Maurizio Sarri. Marko Rog mund të luajë në mesfushë me dy apo tre lojtarë. Mirë se na erdhe Marko”, ka shkruar presidenti Aurelio De Laurentis në Tëitter.
Rog do të ketë pagë vjetore te Napoli nga 1.3 milionë euro.