Feronikeli shënoi fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Vala Superligë, duke mposhtur në udhëtim Dritën me rezultat 0-1.

Duhet theksuar se vendasit patën shumë më tepër raste shënimi sidomos në pjesën e dytë kur disa herë lojtarët gjilanas nuk realizonin nga afërsia, dhe kjo iu kthye si bumerang në fund. Derisa pritej që ndeshja të përfundonte pa fitues, në skenë doli Mark Milicaj i cili me një goditje nga rreth 16 metra, devijohet nga një futbollist i Dritës dhe përfundon mbrapa shpinës së portierit Artan Latifi.

Tri pikë shumë të vlefshme për kampionin aktual në garë për titullin e tretë rresht, ndërsa një humbje e vështirë dhe dhe e dhimbshme e Dritës që po mundohet t’i shmanget barazhimit.

Artikulli paraprakAtalanta më në fund ndalet
Artikulli tjetërBesa fitoi në Prizren