Ngjitja Marcus Rashford drejt madhështisë është duke treguar shenja që nuk po ngadalësohet dhe “wonderkid” i Manchester United është i vendosur që të shpërblehet për paraqitjen e tij këtë vit me një kontratë të re.

18-vjeçari nenshkroi një kontratë prej 1 milion pound në muajin maj, por forma e tij të vazhdueshme mbresëlënëse që atëherë, duke përfshirë edhe debutimin e tij ndërkombëtar në të dy U21 dhe në ekipin e pare (duke shënuar katër gola në të dy ndeshjet debutuese), sipas The Express, eshte duke i siguruar Rashford £ 50,000 në javë deri ne 2020, kur kontrata e tij aktuale përfundon.

Marrëveshja e përmirësuar do të bëjë qe Rashford, adoleshenti më i paguar në botë te mos te kete frustrim nëse ai ka për të kaluar periudha kohe në stol, pas sulmuesve si Zlatan Ibrahimovic dhe Anthony Martial.

Artikulli paraprakTakim me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve
Artikulli tjetërLajmërim i rëndësishëm nga FSHF për ndeshjen Shqipëri-Spanjë