Marco Reus te Milan.

Është ky lajmi “bombë”  që vjen nga Spanja, më saktë nga portal Fichajes.com, ku shkruhet se  kuqezinjtë e kanë marrë seriozisht blerjen e mundshme të Reus, me vetë futbollistin që dëshiron ta provojë veten jashtë Gjermanisë, përcjell Korneri.net

Sigurisht se Milan është një opcion shumë i mirë për lojtarin gjerman që ka qenë besnik i klubit ku luan, porn ë asnjë mënyrë nuk e ndryshoi klubin përkundër ofertave që pati, mirëpo duket se ka ardhur koha që edhe ai ta provoj vetën diku tjetër.

Në rast se Milan dhe Calhanoglu nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, atëherë Reus është opcioni i parë për afatin e verës, pasi në janar janë disa obkektiva tjerë për Maldinin &co.

I vetmi problem qëndron se Reus merr 10 milionë euro në vit te Dortmundi, diçka që Milan nuk ia ofron edhe pot ë ketë mundësi, sepse edicionin tjetër Reus do të jetë 31-vjeçar.

Në Itali nuk ka ende asnjë konfirmim rreth këtij lajmi. /Korneri.net

Artikulli paraprakMessi dhe Suarez planifikojnë të luajnë përsëri në të njëjtin klub
Artikulli tjetërBarcelona i ka shlyer katër lojtarë nga lista, ata largohen sigurtë