Shumë gjëra interesante po ndodhin në ditët e fundit të afatit kalimtar, e sidomos në Itali dhe te skuadrat më të mëdha.

Lajmet e fundit se Kevin Strootman mund të transferohet te Juventus, ka shtyrë shumë media italiane dhe ekspert të futbollit në këtë shtet të besojnë fuqishëm se Claudio Marchisio dhe Juventus janë gjithnjë e pranë prishtjes së marrëdhënies pas shumë viteve, shkruan Korneri.net.

Në fakt, ka kohë që lojtari dhe trajneri Allegri nuk kanë marëdhënies të mira mes tyre sidomos pas ndeshjes së Superkupës ku Marchisio nuk u paraqit asnjë minutë të vetme.
Më pas spekulohej se Allegri nuk llogaritë shumë te mesfushori i përfaqësueses italiane dhe ka qenë e kuptueshme se skuadrat tjera të interesuar për të po qëndrojnë vigjilentë.

Milan e sheh si zëvendësues ideal tashmë të të lënduarit Lucas Biglia që do të mungoje dhe së paku një muaj, dhe me gjasë mund të ketë edhe një transferim të papritshëm dhe të pabesueshëm Milan-Juventus pas atij të Leonardo Bonuccit. /Korneri.net

Artikulli paraprakStrootman i tha “po” Juventusit, s’ka asgjë në mes klubeve ende!
Artikulli tjetërEdhe Chelsea pas mbrojtësit belg