Te Juventusi po vjen momenti i Claudio Marchsios. Mesfushori italian është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi përpara disa muajsh dhe ndihet gati për tu rikthyer në fushë. Trajneri Massimiliano Allegri tashmë mund të ripërqafojë një nga elmentet e tij më të rëndësishëm në repartin e mesfushës, me shpresën se me Marchision si titullar ky Juventus do të jetë akoma edhe më i fortë. Në një prononcim për mediat mesfushori i përfaqësues italiane qetësoi  të gjithë tifozët bardhezinj përsa i përket gjëndjes së tij duke deklaruar: “Jam shumë mirë, më mungonte fusha e lojës por atmosfera që krijohet në dhomat e zhveshjes. Mendoj se jam shumë pranë rikthimit në fushë”.

Claudio Marchisio për shkak të dëmtimit që pësoi në Prill në ndeshjen ndaj Palermos humbi jo vetëm kampionatin europian me përfaqësuesen e kaltër por edhe fillimin e sezonit të ri me Juventusin. Leonardo Bonucci është një nga mbrojtësit që ka spikatur me shumë të kampionët e Italisë në këto vitet e fundit. Shtatlarti i prapavijës e ka të qartë me rikthimin e Marchisios skuadra do të fitojë më shumë cilësi në qëndër të mesfushës ndërkohë që ish mbrojtësi i Barit përcaktoi edhe objektivat e Juventusit në këtë sezon: ” Duam të fitojmë gjithcka, titullin e 6-sht rradhazi, Championsin dhe Kupën e Italisë deklaroi Leonardo Bonucci.

 

Raporti: Supesport.al

Artikulli paraprakLiverpool pëmbysi rezultati për të fituar në fund
Artikulli tjetër“Suning” tundon Moratin, ai flet si president: Kinezët, më të zotë se Tohiri