Një tjetër spektakël në Santiago Bernabeu, një tjetër fitore e “mbretërve”, por vetëm fitorja e dytë në shtëpi përballë Valencias në gjashtë ndeshjet e fundit.
Pa asnjë dyshim hero i Real Madridit ishte braziliani i jashtëzakonshëm Marcelo, i cili shënoi gol me këmbën e djathtë (e pazkontë), vetëm katër minuta pas golit spektakolar të ish anëtarit të Realit, Dani Parejo nga gjuajtja e lirë, krejt këto ngjarje në tetë minutat e fundit, për ta mbajtur epërsinë me Barcelonës me 3 pikë dallim, plus një ndeshje më pak.

Reali më herët ka mundur të mbyll çështjen e fitores sikur Cristiano Ronaldo me të nis pjesa e dytë të shënonte nga penalltia, ndërsa ai pikërisht e shënoi golin e pjesës së parë me kokë, duke shtuar se Valencia qëlloi shtyllën pas vetëm 58 sekondave lojë me anë të sulmuesin Mina.
Ndeshje e trentë, spektakël dhe dramë…vetëm në La Liga, kampionatin numër 1 në botë.

Artikulli paraprakNdalet Leipzig, Bayern sot mund të shpallet kampion
Artikulli tjetërKëtë duel nuk besoj se e keni ditur, Ronaldo-Alves