Real Madrid është duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpulit, i cili luhet në Kiev të shtunën (20: 45h).

Do të jetë një detyrë e vështirë për mbrojtjen e Realit që duhet të ndalë sulmin më efektiv në historinë e Ligës së Kampionëve, e sidomos i motivuar mund të jetë braziliani Marcelo, i cili pritet të ketë punë me Muhamed Salah, shkruan Korneri.net

Jurgen Klopp, sipas raporteve të mediave spanjolle, ka thënë se Marcelo pëlqen të shkojë lartë në sulm dhe nuk mujd të kthehet shpejtë në mbrojtje çka mund të jetë positive për Liverpoolin. Marcelo u quajt pika e dobët e Real Madridit.

“Unë nuk i kam parë se këto fjalë dolën nga goja e tij. Gjithkush ka të drejtë për mendimin e vet. Para finaleve si kjo gjithmonë ka persona që fjalën e vet e hedhin diku tjetër. Unë jam i kënaqur me atë çfarë bëjë në lojë dhe nuk kamë nevoj t’ia dëshmoj askujt.
Por them edhe njëherë se unë këtë nuk e kamë dëgjuar nga ai, prandaj nuk mund të vërtetojë”, tha Marcelo i cili vazhdoj.

“Unë e di saktësisht se çfarë duhet të bëjmë, e di se si të luaj për të ndihmuar ekipin, do të jetë e vështirë, jo vetëm Salah. Nuk janë vetëm dy ose tre lojtarë, por i gjithë ekipi. Ne jemi duke menduar për të gjithë ekipin e tyre në mënyrë që të ta fitojmë ndeshjen. Të dyja skuadrat sulmojmë dhe varet se si do të fillojë loja, gjithçka është e mundur. Do të jetë një spektakël i vërtetë për tifozët e futbollit “, përfundoi Marcelo. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjatë ditës Drita i’a dhuroi trofeun: Ndahet nga jeta baca Fazli Fazliu, adhuruesi më i veçant i futbollit në Gjilan [FOTO]
Artikulli tjetërGati për finalen e madhe: Formacionet e mundshme Real Madrid-Liverpool