Marcelo Bielsa rikthehet në pankinë. Mediat argjentinase raportojnë se tekniku ka arritur marrëveshjen me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Uruguai aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonsos, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Botërorin e Katarit.

Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë duket se drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.

Bielsa është i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar. teksa duket se projekti i Uruguait e ka joshur dhe pritet të hedhë firmën në javët e ardhshme.

Palët kanë arritur marrëveshjen e plotë dhe prezantimi zyrtar pritet të vijë brenda pak ditësh, me 67-vjeçarin që është gati të nisë një tjetër etapë të re të karrierës së tij si trajner.

Artikulli paraprakLeao shumë afër kontratës afatgjate me Milanin
Artikulli tjetërInteri ndalet edhe te Salernitana, Champions po rrezikohet shumë