“Barcelona ka zgjedhur trajnerin e ri por emrin e tij nuk e bën publik për respekt të Luis Enriques”. Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja madrilene “Marca” e cila zbulon se trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverdes do të marrë drejtimin e Barcelonës.

Emri i Valverdes do të zyrtarizohet menjëherë pas finales në Copa del Rey kundër Alavesit e cila do të luhet më 27 maj, ndërsa më pas skuadra katalanase merr pushimet.

“Të gjitha rrugët të çojnë te Valverde”, ky është titullit i shkrimit nga “Marca”.
Përveç Ernesto Valverdes, kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës ishin: Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez.

Artikulli paraprakKonfirmohet klubi i ardhshëm i Balotellit
Artikulli tjetërLajm i madh për “Rossonerët”