Diego Armando Maradona futet në telashe në Madrid. Pasi u përfshi në debat me një gazetar spanjoll, “El Pibe de Oro” u mor në pyetje nga policia spanjolle për një incident të ndodhur në hotelin ku ishte akomoduar.

Sipas asaj që publikohet në median vendase, Maradona dyshohet se në orët e para të mëgjesit të së mërkurës sulmoi një grua në dhomën e prenotuar prej tij dhe e fejuara.

Gjithnjë sipas medias iberike, ishte drejtori i hotelit ai që lajmëroi forcat e rendit për këtë ngjarje dhe ata nuk vonuan të vijnë për të marrë në pyetje legjendën argjentinase të futbollit.

Ndërkohë, mësohet se gruaja që dyshohet se u sulmua nga Maradona, në atë moment nuk shfaqi dëshirën për të kryer vizitë mjekësore dhe nuk bëri asnjë denoncim kundër tij.

/ Top Channel

Artikulli paraprakDashuria për klubin: Ylli i Tottenham refuzoi 17 mln euro në sezonë….
Artikulli tjetërZyrtare: Trepça 89′ godet fuqishëm, Ronaldo dhe Gustavo përforcojnë liderin….