Në Argjentinë të gjithë besojnë se Lionel Messi do të rikthehet në kombëtare me përjashtim të Diego Armando Maradonës. Trajneri i ri i La Selecion Edgardo Bauza udhëtoi drejt Barcelonës sëfundmi vetëm e vetëm për tu takuar me yllin e Barcelonës dhe për ta bindur 5-herë fituesin e Topit të Artë të rishohë vendimin e tij për tu tërhequr nga ekipi i përfaqësues. Krerët më të lartë të federatës argjentinase të futbollit kanë bindjen se Messi do të vazhdojë të luajë për kombëtaren albiceleste por për të frenuar disi entuziasmin e tyre ka menduar një legjendë si Diego Armando Maradona i cili përvec se ka sulmuar drejtuesit e AFAS, ka deklaruar me sigurinë më të madhe se Leo nuk do të rikthehet në ekipin përfaqësues. ” Unë mendoj se Messi do ti thotë jo Bauzas për të veshur sërish fanellën e Argjentinës, normalisht ky është një opinion i imi dhe ndoshta gabohem theksoi Maradona në një intervistë për mediat.

El Pibe D’Oro e ka ndjekur me vëmendje paraqitjen e përfaqësues albicelste në Lojrat Olimpike të Rios dhe nuk e ka përtypur aspak mirë eliminimin e skuadrës olimpike të Argjentinës që në fazën e grupeve. “Nuk po notojmë në ujra të mirë dhe rrezikojmë që të mos kualifikohemi as në Botërorin e ardhshëm edhe pse dua ti uroj shumë fat trajnerit të ri Edgardo Bauza. Në Lojrat Olimpike u eliminuam nga Hondurasi një vend që e respektoj shumë por të them të drejtën ata dinë të luajnë bejzboll sepse nga futbolli nuk dinë gjë fare, deklaroi ish lojtari i Napolit. Në fund një thumb për federatën argjentinase dhe për ish presidentin Julio Grondona: Nuk kam parë kurrë një federatë kaq të dobët, me këta drejtues marrëveshjet ndryshojnë në mënyrë radikale nga mbrëmja në mëngjes. Përsa i përket Grondonës jam gati të hedh në gjyq për paratë e shumta që ka vjedhur, nënvizoi Diego Armando Maradona.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakZyrtare: Fassone Drejtor i ri Gjeneral i Milanos
Artikulli tjetërRio 2016: Medalje të Arta për Chalmers, Baladin e Belmonte