Akush nuk e konteston cilësinë që ka Barcelona e cila mund ta mposht çdo kundërshtarë edhe atëherë kur nuk luan Lionel Messi, por edhe duhet pranuar se ta mposhtësh dike 0-5, atëherë duhet të jetë kundërshtari i dobët siç ishte Sporting Gijon.

Është interesant të theksohet se vendfasit u mbajtën disi deri në minutën e 81, edhe pse ishin duke humbur 0-2 nga pjesa e parë me golat që i shënuan Luis Suarez dhe Rafinha, porn ë 9 minutat e fundit Sporting pësoi edhe tre gola të shpejtë të cilët i realizuan dy herë Neymar dhe një tjetër Arda Turan.

Manita e Barcelonës, por pozitën e parë aktualisht në tabelë me 13 pikë, aq sa i ka edhe Real Madridi që ndeshjen e vet e zhvillon më vonë në Las Palmas.

Artikulli paraprakMan City me bilanc 100%, Liverpool shkatërroi Hull City
Artikulli tjetërKundër Leicerster ishin dy Ibrahimovic-a!