Një lajm jo shumë i mirë për finalistin e parë të Ligës së Kampionëve, Juventusin.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Monacos, sulmuesi apo “luftëtari” kroat Mario Manzdukic i cili e shënoi golin e parë, rrezikon paraqitjen shumë seriozisht në finalen e madhe kundër madrilienëve, shkruan Korneri.net.
Në fakt, gjatë momentit kur e ka qëlluar qëllimisht me bërryl mesfushoin Fabinho, gjyqtari i ndeshjes Bjorn Kjuipers nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë, mirëpo pas provave televizive Mandzo mund të dënohet nga UEFA, dhe të mos jetë për finaln e Cardiff-it.
Më keq se ai pritet të dënohet Kamil Glick i cili e kishte shkel në këmbë argjentinasin Gonzalo Higuain. /Korneri.net