MILAN, ITALY - APRIL 23: FC Internazionale Milano coach Roberto Mancini looks on before the Serie A match between FC Internazionale Milano and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on April 23, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Skuadra spanjolle e Valencias ka shkarkuar trajnerin Pako Ayestaran pasi nuk arriti  asnjë fitore në katër xhirot e para në La Liga në këtë edicion të ri, dhe përkohësisht skuadra e famshme spanjolle drejtohet nga  Voro Gonzalez.

Pas humbjes 2-1 në “San Mames” ndaj Athletic Bilbaos, Këshillit Administrativ u mblodh për të diskutuar situatën e rëndë në klub dhe zgjidhja më e mirë për të larguar krizën u pa largimi i Ayestaran.

Megjithatë, Valencia nuk po humbet kohë dhe është në kërkim të një emri të ri. Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës është ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini.

Sipas mediave italiane, shumë shpejtë do të nisin bisedimet për të bindur ish trajneritn e Interit dhe Man City që ta drejtojë Valencian.

Artikulli paraprakMourinho detyron futbollistët e Manchester United të stërviten në vendparkim makinash (Foto)
Artikulli tjetërKy mbrojtës e dërgon Thiago Silvan në Milan!