Përkundër thashethemeve rreth largimit të tij nga Interi, Mauro Icardi vazhdon të jetë kapiten i skuadrës.

Trajneri Roberto Mancini ka thënë se argjentinasi do të vazhdojë ta bartë shiritin e kapitenit në ndeshjet e radhës, pavarësisht asaj që thuhet për të ardhmen e tij.

Sulmuesi zikaltër është lidhur me një kalim te Napoli si zëvendësues i Gonzalo Higuainit që nënshkroi për Juventusin, ndërkohë që edhe Arsenali i kërkon shërbimet e tij.

“Mauro është kapiteni ynë. Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por ai është kapiteni”, u ka thënë Mancini gazetarëve pas humbjes nga Bayern Munichu.

Artikulli paraprakBayerni shkatërron Interin (Video)
Artikulli tjetërZidane flet për situatën e Benzemas