Përfaqësuesja e Anglisë për momentin është pa trajner pas shkarkimit me të drejtë të Sam Allerdyce për shkak të korrupcionit. Janë shumë emra që po përmenden otrëve të fundit se kush mund të jetë në tolin e “tre-luanëve” kurse njëri prej tyre është edhe italiani Roberto Mancini i cili e njeh mentalitetin anglez pasi më herët ka qenë edhe trajner te Manchester City ku fitoi edhe një titull kampioni në vitin 2012.
Specialistët e futbollit e vlerësojnë italianin, pasi ai ka njohje të mira të futbollit anglez dhe ka punuar me një pjesë të futbollistëve. Në listën e emrave ishte edhe një tjetër trajner jo britanik: Arsene Wenger. Francezi pak ditë më parë regjistroi 20 vjet nga marrja e detyrës si trajner i Arsenal.
Në rast se Mancini do të ulet në pankinën e Anglisë, do të ishte i treti jo britanik që merr drejtimin e Anglisë, pas suedezit Erikson dhe italianit Capello.