Klubi anglez, Manchester United insiston ta blejë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas mediave angleze, trajneri i “Djajve të Kuq” është i vendosur ta blejë anglezin, në mënyrë që ta forcojë edhe më shumë repartin e sulmit.

Klubi nga “Old Traffordi” prej kohësh është duke e vëzhguar lojtarin, dhe siç shkruajnë mediat në ishull, United është duke përgatitur një ofertë të majme për Kane.

Mourinho do të provojë që në afatin e janarit ta blejë sulmuesin anglez, edhe pse “Spurs” duan ta mbajnë anglezin, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Artikulli paraprakSërish president i Bayern Munchen?
Artikulli tjetërLarson dhe skuadra e tij bien nga Elita, tifozët krijojnë trazira pas ndeshjes