Trajneri i mirënjohur, David Moyes, dukët që e kishte ters largimin e tij nga Everton dhe emërimin si trajner i Manchester United, shkruan “Korneri.net”.

Pasi kishte krijuar një skuadër të fuqishme te Everton, zyrtarët e Manchester United e shikuan Moyes si pasues së Alex Ferguson duke e emëruat trajner të skadrës, duke nënshkruar kontratë 6-vjeçare, mirëpo pune e tij në “Old Trafford” nuk kishte rezultate dhe më pas u shkarkua.

Moyes pas largimit nga United u emërua trajner i skuadrës spanjolle Real Sociedad, mirëpo as atje nuk pati sukses dhe menjëherë u rikthye në Premier League duke mar nën drejtim Sunderlandin dhe as me këtë skuadër nuk pati sukses pasi ra nga Premier League.

Së fundmi Moyes është emëruar trajner i West Ham, duke zëvendësuar kroatin Slaven Bilic, por a do të ketë sukses me këtë skuadër, kjo mbetet të shihet./Korneri.net.

Artikulli paraprakSondazh nga tifozët e Arsenalit për pasuesin e Wenger, nuk do ta besoni se kush mori më së shumti vota [FOTO]
Artikulli tjetërPSG nxjerr gjysmën e ekipit në shitje, në janar i duhen 80 milionë euro