Manchester United po ndjen sërish kërcënimin e Realit të Madridit për De Gean, pasi mbretërit e kanë vendosur atë sërish në krye të listës së dëshirave për afatin veror. Për këtë arsye, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë vendosur të ndërmarrin çdo masë të mundshme për të evituar largimin e portierit spanjoll nga “Old Trafford”.

Sipas të përditshmes “Daily Star”, te Manchester United po bënë gati ofertën e re dhe të majme për  De Gea, por pas tije dhe për lojtarët tjerë si  Ëayne Rooney, Paul Pogba apo Zlatan Ibrahimovic.

Nga ana tjetër Jose Mourinho është i bindur për qëndrimin e portierit spanjoll. Portugezi deklaroi se nuk është aspak i shqetësuar për interesimin e Realit për De Gean, duke shtuar se klubi madrilen nuk do të bëjë asnjë lëvizje prapa krahëve të tij për të blerë kartonin e futbollistit të përfaqësueses spanjolle.

Artikulli paraprakRoma ndjek kryesuesit, fitoi te Crotone
Artikulli tjetërEdhe Man.City pas argjentinasit Dybala