Nëse dikush ka besuar që Manchester United që në pjesën e parë do të shënonte katër gola ndaj kampionit aktual Leicester City, ai mund të jetë “i panjohuri” sepse nuk besohet që ka mundur dikujt t’i sillet ndërmend një gjë e tillë që pjesa e parë të jetë 4-0. Seria nisi me golin e mbrojtësait Smalling, për të vazhduar Mata, Rashford dhe ai që më së shumti është kritikuar, Paul Pogba që shënoi golin e parë.
Si zakonisht, skuadra që krijon epërsinë e lartë, luan më qetë në të dytën e cila i takoi me rezultat musafirëve që shënuan golin e nderit dhe atë supergol me anë të rezervistit Demarai Gray që shënoi për rezultatin filan 4-1. Man United aktualisht është në pozitën e tretë me 12 pikë, kurse Leicester në pozitëne 12 me vetëm shtatë pikë të mbledhura.