Pas rezultateve shumë të dobëta në ndeshjet e fundit, Manchester United ka arritur fitore të merituar sonte në udhëtim te Swansea, të cilën e mposhti me rezultat 1-3.

Në këtë ballafaqim shkëlqeu Ibrahimovic, i cili shënoi dy gola, kurse golin tjetër për skuadrën e Jose Mourinhos e shënoi Pogba, ndërsa Der Hoorn ishte realizator i vetëm te skuadra e vendase.

Pas këtyre tre pikëve United akoma është larg kreut, kurse pas disfatës së sontme Swansea mbetet nder ato skuadrat që rrëzikojnë largimin nga Premier League.

Artikulli paraprakBekim Balaj fantastik, me dy gola e “terrorizon” Zenit-in [VIDEO]
Artikulli tjetërFitore e meritur e Sigal Prishtinës ndaj Trepçës në Mitrovicë