Nga Anglia vjen një lajm sensacional për merkaton. Sipas “Daily Starr”, Manchester United që drejtohet nga Jose Mourinho, i ka paraqitur një ofertë prej 105 milionë eurosh Realit të Madridit për Gareth Bale.
Është thuajse e njëjta shumë që shpenzoi klubi madrilen shpenzoi në 2013-ën për t’ia rrëmbyer uellsianin Tottenhamit.
Kampionët e Spanjës duhet të vendosin brenda pak ditësh para se të skadojë afati i merkatos verore.
Në pamje të parë, ky operacion konsiderohet shumë i vështirë për t’u përmbyllur me sukses, por fakti që sulmuesi i ri Asensio por fiton më shumë kredibilitet në sulmin e Los Blancos mund ta shtyjë Balen drejt rikthimit në Premier League.
Zinedine Zidanë insistoi edhe pas ndeshjes me Valencian, që Bale vazhdon të mbetet në planet e tij.
Gjithsesi në Manchester janë të bindur se me ofertën ekonomike të paraqitur për 28-vjeçarin, presidenti Florentino Perez do të mendohet gjatë para se të kthejë përgjigje përfundimtare.
Në këtë periudhë të çmendur verore, që ka tejkaluar edhe imagjinatën me shumat e pabesueshme të shpenzuara, blerja e Bale nga Manchester United mund të jetë goditja më e madhe e javës së fundit të merkartos.