Tjetër moment historik për Manchester City!

“Citizens” arritën të triumfonin për herë të parë në finalen e Superkupës së Evropës, duke mposhtur mepenallti Sevillan, në një duel që rezultoi dramatik. Koha e rregull përfundoi në barazim 1-1, kurse penalltia e humbur nga serbi Gudelj, i kushtoi shtrenjtë spanjollëve, shkruan Korneri.net

Sevilla kaloi në epërsi me golin e sulmuesit En Nesyri, i cili ishte figura tragjike e skuadrës spanjolle, sepse më vonë doli dy herë përballë me portierin Ederson.

Barazoi i riu Cole Palmer. Duhet theksuar se për herë të parë ndodhi në Superkupën e Evropës, që pas barazimit të kryhen penalltitë direkt, pa shkuar në vazhdime. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Man.City-Sevilla
Artikulli tjetërDe Katelaere zyrtarisht i Atalantas