Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj shfaqi një formë të mirë në suksesin e skuadrës së tij, Granada, në kategorinë e dytë spanjolle.
Futbollisti, i cili prej dy sezonesh ka kaluar nga njëri huazim te tjetri, tashmë në gadishullin Iberik, ishte autor i golit të tretë të miqve, në suksesin 1-3 në fushën e Numancias.
Numancia u dorëzua përballë sulmit të Granadës, me Rey Manajn që shënoi golin e fundit të sfidës në stadiumin “Los Pajaritos”.
Shqiptari përfitoi nga një pasim i Machis, për të tundur rrjetën në një pozicion komod. Me këtë sukses, Granada shkon në kuotën e 19 pikëve në kategorinë e dytë spanjolle.

/Top Channel

Artikulli paraprakDënohet Rijeka pas ndeshjes në San Siro!
Artikulli tjetërPo e merr në qafë Milanon