Manchester United vendosi që të mos e blinte spanjollin Isco pavarësisht talentit të tij, pasi ai e kishte kokën e madhe.

Vëzhguesit e talenteve të klubit anglez, vendosën që të mos rrezikonin për spanjollin, i cili është kthyer në liderin e Real Madridit, pasi kishte një anatomi trupore joproporcionale.

Lajmi raportohet nga rrjeti televiziv sportiv “ESPN”, sipas së cilit njerëzit e Alex Fergusonit e ndoqën disa herë organizatorin, por prapëseprapë ata nuk u bindën.

Në atë kohë, Isco luante te Malaga dhe ishte vetëm 21 vjeç.

Përfundimi i raportit të vëzhguesve të talenteve ishte se spanjolli nuk meritonte vëmendje të mëtejshme. “Ai është i mirë, por jo i shpejtë sa duhet dhe koka e tij është shumë e madhe për trupin që ka”.

Por në takimin e së martës, në finalen e Superkupës UEFA, Isko pati një rol kyç për “galaktikët”, që mposhtën “Djajtë e kuq”.

Lojtari ka bërë diferencën gjatë vitit 2017.

Politika e trajnerit Zinedin Zidane për të bërë rotacion, i dha mundësinë futbollistit që të shkëlqente, ndërsa klubi fitoi La Liga-n dhe Champions-in.

Pas takimit, trajneri francez nuk i kurse fjalët e mira për futbollistin, i cili shënoi golin e dytë në finale.

“Ai vazhdon që të përmirësohet nga dita në ditë”.

Real Madridi pritet që ta shpërblejë paraqitjen e mesfushorit 25 vjeçar, duke i ofruar një kontratë të re në të ardhmen e afërt.

Artikulli paraprakPërshëndetje me dy kuptime!
Artikulli tjetërNumri 10 te Juventusit gjen pronarin