Aventura gjermane për Randal Kolo Muani pritet të zgjasë vetëm një sezon. Sulmuesi francez u transferua verën e kaluar tek Eintracht Frankfurt.
24-vjeçari është kthyer menjëherë protagonist tek ekipi gjerman, duke regjistruar 16 gola dhe 14 asiste gjatë këtij edicioni.

Didier Deschamps e grumbulloi në Botërorin e Katarit, kompeticion që do shndërrohej në i paharrueshëm nëse shënonte atë gol ndaj Argjentinës në finale.
Kolo Muani e ka lënë pas momentin e vështirë dhe është rikthyer të realizojë gola me Eintrachtin. Drejtuesit e klubit të Bundesligas pritet të marrin një ofertë të parefuzueshme nga Premier League.