Manchester City-Manchester United do të jetë finalja e këtij sezoni në FA Cup, që do të zhvillohet në 3 qershor.

Kjo do të jetë hera e parë që dy skuadrat e Manchesterit do të përballen mes tyre në një finale të madhe të kupave vendase.

Skuadra e Erik ten Hag iu fal penalltive për të eliminuar Brightonin në një gjysmëfinale që nuk prodhoi gola gjatë 120 minutave.

“Djajtë e Kuq” do të luajnë një tjetër finale pas asaj të Kupës së Ligës, të cilën e fituan 2-0 përballë Newcastle.

Artikulli paraprakSuper Leao, veç vet e mposhti Leccen
Artikulli tjetërFitore e madhe dhe e merituar e kampionit të ardhshëm italian