Manchester United humbi mundësinë e artë për t’u ngjitur në vendin e tretë në Premier League pasi barazoi 2-2 ndaj Southampton në Old Trafford.
Edhe pse Man.United kishte epërsinë e rezultatit, ishte minuta e gjashtë e kohës shtesë kur Obafemi e barazoi rezultatin për t’ia dhënë një shuplakë të madhe “djajëve të kuq”, shkruan Korneri.net
Me pikën e marrë United mbeti në vendin e pestë me 59 pikëv, sa edhe Leicester City që ka goleavarazh më të mirë dhe ruajti vendin e katërt. Armstrong e kaloi në epërsi Southamptonin, por shumë shpejt Rashford dhe Martial shënuan për ta kthyer qetësinë, deri te goli i ,ichael Obafemi në minutën e 96-të që i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Solskjaer. /Korneri.net