Manchester United realizoi fitore shumë të rëndësishme dhe të lehtë në udhëtim te Sunderland me rezultat 0:3, për të vazhduar rrugëtimin e gjatë për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.
Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë, për ta realizuar të dytin me të nis pjesa e dytë Henrikh Mkhitaryan. Golin e tretë dhe të fundit e shënoi Marcus Rashford.
Me këto tri pikë Ma.United arriti në kuotën e 57 pikëve, katër më pak se Man.City, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakSuperndeshje në Ferraris, nuk ka fitues por shumë gola
Artikulli tjetërFerizaj i bëri nder vetës dhe Feronikelit në Mitrovicë