Borussia Dortmund ka vendosur çmimin për yllin e Anglisë, Jadon Sancho, i cili mund të largohet nga klubi këtë verë  vetëm nëse dikush i ofron 117 milionë £.

20-vjeçari është një nga emrat më të nxehtë në futbollin botëror, pasi bëri paraqitje të shkëlqyeshme në fanellën e skuadrës së madhe gjermane në dy vitet e fundit, përcjell Korneri.net

Manchester United është opsioni i vetëm për lojtarn së paku për momentin, por çmimi i lartë i vënë nga Dortmundi, e ka ndal pak hovin e “djajëve të kuq”, të cilët duhet të presin a do të kualifikohen apo jo në Champions League, e më pas të marrin vendimin.

United po udhëheq garën, por përballet me konkurrencën e madhe edhe nga Real Madrid, Liverpool dhe City në betejën për të marrë nënshkrimin e Sancho, mirëpo realisht shikuar në mundësitë e ktyre klubeve, vetëm Reali dhe Man.City mund t’i shpenzojnë këto para të kërkuara nga Dortmundi për momentin, kurse Man.United  thuhet se pop ret që skuadra gjermane ta ulë çmimin e futbollistit, që apsolutisht nuk vjen në shprehje tani për tani. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe dy favoritë për titull luajnë sot
Artikulli tjetërExplaining Clear-Cut Products In Full Spectrum Cbd Oil